Kalaja e Prizrenit po bëhet me teleferik

Kalaja e Prizrenit pritet të bëhet me teleferik. Kështu njoftoi kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. I cili tha se sot nënshkroi marrëveshjen me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact.
Ai e cilësoi këtë si fillim të mbarë të vitit.
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.”, shkroi në Facebook Totaj./21Media

Back to top button