“Do të vras politikanët ”, 36 vjeçari me plis në kokë arrestohet nga policia

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Shqiponjat, ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar të veshur me jelek antiplumb dhe një arsenal armësh me vete.
Antonio Leka ka rënë në pranga pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij, Nik Leka, i cili ka paralajmëruar ngjarje të mundshme kriminale.
“Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre”, ka pohuar 36 vjeçari i arrestuar para policisë.
Brenda makinës së tij, policia sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.
Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e veprimeve të Antonio Lekës.

Back to top button