Ferrero tërheq vullnetarisht lotet e pëzgjedhura të produkteve Kinder në Kosovë si një masë paraprake

Para disa ditësh u raportua se disa seri të produkteve Kinder kanë rezultuar pozitive në salmonelë. Për këtë Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) i ka këshilluar njerëzit që të mos hanë këto produkte.
Lidhur me këtë prodhuesi Ferrero ka marrë vendim për të tërhequr vullnetarisht nga tregu në Kosovë Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi edhe pse asnjë nga produktet Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk ka pasur ndonjë ankesë.
“Ferrero po bashkëpunon me autoritetet lokale të Ushqimit mbi një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës në vende të tjera jashtë Kosovës. Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë çështje me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor”, thuhet në deklaratën e tyre.
Ferrero ka treguar se ka tërhequr vullnetarisht nga tregu në Kosovë Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi, numrat e mëposhtëm të lotit të prodhuara në Belgjikë:

Tutje Ferrero ka njoftuar se të gjitha produktet e tjera Kinder nuk preken nga kjo tërheqje vullnetare.
“Ne po punojmë me distributorin tonë për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme për blerje. Nëse keni një nga këto produkte, këshillohet të mos e konsumoni. Ju lutemi mbani produktin dhe kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj konsumatorit në potrosacki-servis@ferrero.com. Ne e marrim me seriozitet të jashtëzakonshëm sigurinë ushqimore dhe na vjen keq për këtë problem”, ka thënë Ferrero në një deklaratë.

Back to top button