Një 2-vjeçar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, deklarohet Prokuroria

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se të dielën e 3 marsit një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Zëdhënësja Liridona Xheladini tha për portalin rtv21.tv se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore që të përcaktohen rrethanat e vdekjes.

“Për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes”, ka thënë Xheladini./21Media

Back to top button