Një 20 vjeçar u arrestua për “Lëndim të rëndë trupor”
Policia sot ka informuar se ka arrestuar një person në Prizren për “Lëndim të rëndë trupor”.
Sipas policisë, i dyshuari G.Th i lindur në vitin 2001, përveç incidentit “Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti ka pasur posedim të armës në pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar të armës.
“Me datë 07 gusht 2021, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor. Dy të dyshimtë kishin lënduar një person viktimë dhe njëri nga të dyshuarit kishte qenë në arrati. Në punën operative-hetimore dhe video gjirimeve policia ka identifikuar dy persona të dyshimtë për të cilët kishte ngritur kallëzim penal, njëri ishte ndaluar në mbajtje menjëherë në kohën e incidentit, ndërsa sot, me datë 11 tetor 2021, i dyshimti tjetër i cili kishte qenë në arrati ishte paraqitur pranë prokurorit të lëndës dhe i njëjti është ndaluar.”, ka informuar policia.
Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime./21Media