​Të shtëna me armë në Gllanasellë të Drenasit, dy persona shoqërohen në polici

 
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Drenas, pas të shtënave me armë zjarri sonte në Gllanasellë.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë”, ka njoftuar Ahmeti.
Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media

Back to top button