Një 23 vjeçare nga Kosova vdiq në Danimarkë

Një 23 vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Danimarkë. Resmije Smajli nga Vushtrria ka vdekur në një aksident.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e vajzës, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër (17.11.2021), në Danimarkë.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby. Adresa: Brøndbyøstervej 180 2605 Brøndby Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në faljen e namazit të xhenazës në ora 12:00, janë të mirëseardhur tek xhamija në adresën: Horsebakken 22400 København NV.”,është shkruar në njoftimin e familjes Smajli./21Media

Back to top button