7 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në shtatë spitalet e përgjithshme po trajtohen 7 pacientë me COVID-19.
Në tërë SHSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-COVID,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 1 pacient,
Spital i Pejës, 3 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 1 pacient, si dhe
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media