Një 30-vjeçar gjendet i vdekur në plazhin e Durrësit

 

Një 36-vjeçar është gjendur i mbytur në Durrës, 100 metra nga bregu i detit, në vendin e quajtur “Portoromano”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të ditës së sotme.

”Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m  në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar”, informon policia.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /oranews

Back to top button