Një 37 vjeçare gjendet e vdekur në afërsi të Fakultetit Teknik
Një 37 vjeçare është gjendur pa shenja jetë sot në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Vdekja e viktimës është konkonstatuar nga mjekët emergjent.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./21Media