Një 73 vjeçar u gjet i vdekur

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në një fshat të Vlorës. Një 73-vjeçar dyshohet se është vetëvarur me litar në banesën e tij.

“Në orën 19:49, në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij shtetasi Xh. M., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button