Osmani dhe ambasadori Kosnett diskutuan për rezultatin e zgjedhjeve

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett sot takoi edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin.

Osmani u shpreh se në takim me Kosnettin u diskutua rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Presidentja në detyrë, tutje nëpërmjet një postimi në Twitter u shpreh se në takim theksoi se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin.

“Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë diskutuam rreth rezultatit të zgjedhjeve. Unë theksova se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, shkroi Osmani.

Kosnett paraditen e së martës takoi edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili njëherit është edhe kandidati për kryeministër. Ambasadori i kërkoi Kurtit që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re.

Back to top button