Një aeroplan me pasagjerë mori flakë

Një aeroplan i “Spirit Airlines” u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës nga Florida, të dielën në mëngjes pasi mori flakë për një kohë të shkurtër në pistë pasi një nga frenat e pajisjes së uljes u nxeh shumë.
Aeroporti tha në një deklaratë për ABC News se nuk raportohet për të lënduar, transmeton rtv21.tv.
“Fluturimi i Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë”, tha Spirit në një deklaratë të dielën.
Aeroplani u tërhoq në portën ku udhëtarët u larguan në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim.
Muajin e kaluar, tre persona u lënduan kur një aeroplan i “Red Air” mori flakë kur u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit dhe iu përfshi flaka./21Media

Back to top button