Ukraina synon ‘ushtri një milionëshe’ për të rimarrë jugun

Ukraina planifikon një “ushtri prej një milion vetash” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë jugun e vendit nga rusët okupues, tha ministri i mbrojtjes.
Rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi është je jetike për ekonominë e vendit, tha Oleksii Reznikov, transmeton rtv21.tv.
Megjithatë, komentet janë më shumë një thirrje grumbulluese sesa një plan konkret, thotë Joe Inwood i BBC-së në Kiev.
Vërejtjet e ministrit të mbrojtjes vijnë pasi Rusia bën përparim në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit.
Një sulm në një bllok banesash të dielën vrau të paktën 18 persona.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në vendin e ndërtesës pesëkatëshe në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, i cili ka qenë në qendër të një shtytjeje ruse./21Media

Back to top button