Kaloni te përmbajtja kryesore

Një anëtare e OSBE-së u vra në Kharkiv

Një anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u vra gjatë një bombardimi në Kharkiv të martën, njoftoi një zëdhënës i OSBE-së.
Siç raporton CNN, Maryna Fenina ishte pjesë e Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë.
Ajo u vra ndërsa po merrte furnizime për familjen e saj në Kharkiv, përcjellë rtv21.tv
“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen e Marynës. Maryna ishte një anëtare e çmuar e ekipit të SMM dhe kolegët tanë në Ukrainë mbeten në kontakt të ngushtë me familjen e saj për të ofruar mbështetjen tonë,” thuhet në deklaratë.
“Megjithë thirrjet e përsëritura nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe nga e gjithë OSBE-ja, operacioni i paprovokuar ushtarak kundër Ukrainës vazhdon. Ne dënojmë fuqishëm bombardimet në rritje në qendrat e zonave urbane që shkaktojnë vdekje dhe lëndime të civilëve dhe përsërisim thirrjen tonë ndaj Federatës Ruse për një ndërprerja e menjëhershme e armiqësive dhe përfshirja në një dialog kuptimplotë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button