Një burrë dhe dy gra sulmuan policinë në Fushë Kosovë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Fushë Kosovë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat femra janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button