Një burrë dyshohet se u dhunua në Gjakovë, pranoi tretman mjekësor

Një burrë nga Gjakova, me të meta psikike dhe ngecje në të folur dyshohet se dje është dhunuar nga një mashkull në Gjakovë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për rtv21.tv ka deklaruar se viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
“Datë 06.02.2022 rreth orës 22:30 min. Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore. Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të.”, ka informuar Xhurkaj.
Ndërkohë, rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevantë policore, është informuar edhe njësitit i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit.
Lidhur me këtë rast, policia ka informuar edhe përmes raportit 24 orësh.
“Dhunim Gjakovë 06.02.2022-19:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet me t’meta psikike, ka pranuar trajtim mjekësor lidhur me rastin. Rasti në procedurë hetimore.”, ka informuar policia./21Media

Back to top button