Një burrë e një grua gjenden të vdekur në banesë

 
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Golem të Shqipërisë, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në banesë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
“Shtetasit Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë janë gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune ditën e sotme rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati”,  informon Policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes./oranews

Back to top button