Një burrë gjendet i vdekur, dyshohet se u rrëzua nga një pemë

Një burrë pa shenja jete është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, dje rreth orës 07:50 në Pejë.
Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media

Back to top button