Një burrë kafshohet nga pitoni në tualet

Një burrë nga Austria të hënën kishte një mëngjesi të tmerrshëm, kur një piton e kafshoi ndërsa ai ishte ulur në tualet.
65-vjeçari mbeti i shtangur kur pa një piton rreth 1.6 metra të gjatë në tualet. Ai u kafshua nga pitoni në zonën intime, ka deklaruar policia.
Gjarpri, një shtrëngues vendas në Azi që mund të rritet në më shumë se 9 metra, mendohet të ketë ikur nga banesa e një fqinji pa u vërejtur dhe kishte rrëshqitur në tualet përmes kypave, megjithëse sipas policisë rruga e tij e saktë është ende e paqartë, transmeton rtv21.tv.
Një ekspert zvarranikësh i kontaktuar nga shërbimet e urgjencës hoqi gjarpërin nga tualeti, e pastroi atë dhe ia ktheu pronarit të tij. Viktima e u trajtua në spital për lëndime të lehta.
Fqinji 24-vjeçar, i cili zotëron 11 gjarpërinj, të gjithë shtrëngues jo helmues, është raportuar në zyrën e prokurorit nën dyshimin e shkaktimit të lëndimit trupor nga pakujdesia./21Media

Back to top button