Një burrë raporton se dikush ia dogji varrin e gruas
Një person nga Prizreni është ankuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vënë flakën varrit të bashkëshortes së tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin afër varrit të bashkëshortes së tij dhe si pasojë i është dëmtuar –djegur pllaka e drurit me mbishkrimin e varrit”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Rasti ka kaluar në procedurë hetimore./21Media