Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, një vajzë vdiq derisa ishte në gjumë
Një vajzë, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur ka vdekur në orët e hershme të ditës së premte.
Policia njofton se bëhet fjalë për personin nga fshati Kosterc i Komunës së Skenderajt dhe është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin ditor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media