Një burrë vrau kunatën me armë zjarri

 

Një krim në familje ka tronditur sonte kryeqytetin e Shqipërisë, ku viktimë sërish është një grua.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, shtetasi Agron Tanushi, gjatë një konflikti të çastit në banesë, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasanin.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Gjithashtu, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button