Një dyshe bombastike! Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë

Kjo verë duket se do të jetë vera e bashkëpunimeve, pasi deri më tani shumë artistë kanë publikuar bashkëpunimet e tyre dhe shumë të tjerë kanë paralajmëruar.
Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kanë paralajmëruar këngën e tyre të re. Të dyja vajzat kanë bashkuar forcat dhe janë në pritje të lansimit të bashkëpunimit të parë së bashku.
Në një video të postuar në Instagram, dy këngëtaret shihen të veshur të dyja me fustan të zi transparent, duke zbuluar një pjesë të barkut dhe dekoltesë. Ato duken njëjtë me grimin dhe flokët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)


Fansat e këngëtareve mezi po presin që ky projekt të publikohet.
Rreth bashkëpunimit të parë, Elvana dhe Dhurata nuk kanë zbuluar asgjë, ndërsa mbetet të shihet se me çka do t’i besojnë fansat./21Media

Back to top button