Kaloni te përmbajtja kryesore

Një e vrarë, 25 të plagosur nga një shpërthim

Nga një shpërthim në Siri ka mbetur e vdekur një grua dhe janë plagosur 25 të tjerë

Një grua ka humbur jetën dhe 25 persona të tjerë janë plagosur nga një bombë që ka shpërthyer sot në një autobus në qytetin jugor sirian, Homs, raportojnë mediat siriane.

Bomba ka shpërthyer në Hassia, 40 km në jug të Homs-it, në një autobus që po barte punëtorë, raporton Reuters.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button