Një familje vdiq gjatë sulmit të forcave ruse në Irpin

Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes.
Gjatë këtij sulmi në Irpin raportohet se vdiq një familje.

Irpin ka qenë vendi i granatimeve intensive nga ushtria ruse ditët e fundit.

Kryebashkiaku i Irpin tha se të paktën tetë individë u vranë në sulmet ushtarake të dielën, raporton CNN.

“Një familje vdiq,” tha kryebashkiaku Oleksandr Markushyn në një deklaratë duke vazhduar, “Përpara syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur”./21Media

Back to top button