Një femër dhunohet nga 5 meshkuj në Prishtinë

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një ankuese është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se është dhunuar dhe detyruar të konsumonte substanca narkotike nga pesë persona.

Ankuesja ka raportuar se njërin nga të dyshuarit e ka takuar më datë 30.04.2021, dhe deri më 05.05.2021 është dhunuar nga ai dhe 4 persona të tjerë, në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar./21Media

Back to top button