Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës

Një fëmijë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Malishevë të shtunën.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima është dërguar nga familjarët rreth orës 14:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Me vendim të prokurorit që ka dalë në vendin e ngjarjes, trupit i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button