Një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj
Një grua nga Fushë Kosova mbrëmë rreth orës 21:00 e ka denoncuar burrin dhe vjehrrin në Polici për dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.
Sipas raportit të Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor pasi që është dhunuar nga dy burrat e familjes.
“Viktima femër/k ka njoftuar policinë se ndaj saj ka pasur dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj të dyshuarit m/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin bashkëshorti është dërguar në mbajtje ndërsa vjehërri është liruar në procedurë të rregullt.
Vetëm gjatë 24-orëve të kaluara në Polici janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, ku viktimë janë gratë./21Media