Një foshnje 15 muajshe me Covid-19

 

Një javë pas hapjes së çerdheve u shënua edhe rasti i parë i një fëmije të infektuar me Covid-19.

Foshnja pozitive është 15 muajshe nga një kopsht i fëmijëve në komunën Qendër të Shkupit.

E pozitivë kanë dalur edhe prindërit e fëmijës dhe sot në mëngjes u krye një mbikëqyrje epidemiologjike në këtë kopsht të fëmijëve.

Të gjithë fëmijët që ishin në një grup me fëmijën e infektuar do të shkojnë në izolim në shtëpi njoftuan nga Ministria e punës dhe politikës sociale për TV21./21Media

Back to top button