Zemaj: Situata epidemiologjike e qëndrueshme, por s’duhet të relaksohemi

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte deklaroi se tani për tani, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por, siç theksoi si, puna duhet të vazhdojë dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

Ai në facebook u shpreh se tani që janë hapur shkollat, bashkëpunimi i të gjithëve është mjaft i rëndësishëm për të parandaluar Covid-19.

“Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.”, shkroi ministri në facebook.

Ai shtoi se ministria që ai e udhëheq dhe ai në veçanti do të jenë të përkushtuar ta ruajnë shëndetin publik para së gjithash./21Media

Back to top button