Kaloni te përmbajtja kryesore

Një foshnje gjendet pa shenja jete në Podujevë

Një foshnje është gjetur pa shenja jete sonte në fshatin Ballovc të Podujevës.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se foshnja është gjetur rreth orës 18:00 ku ekipi i mjekëve emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurotit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button