Një fytyrë e njohur publike e shikon nga afër derbin e sotëm në “Giuseppe Meazza”

Kanye West pritet të jetë sonte i pranishëm në stadiumin “Giuseppe Meazza”, kur Interi e pret në shtëpi Atletico Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reperi i njohur amerikan ka një lidhje të fortë me tifozët e “Nerazzurëve”, pasi që ultrasit e klubit, “Curva Nord” së fundmi u përmendën në këngët “Stars” dhe “Carnival” tek albumi “Vultures 1”, i cili u krijua së bashku me rep-artistin tjetër të njohur Ty Dolla Sign.

West është një vizitor i rregullt i qytetit të Milanit, dhe gjithashtu u martua me ish-gruan e tij, Kim Kardashin në Itali në vitin 2014.

Ai do të jetë njëri nga 80 mijë shikuesit e pranishëm në ulëset e “Giuseppe Meazzas” sonte, pasi që të gjitha biletat për ndeshjen e sotme janë shitur.

Back to top button