Nis qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinje, QKMK: Nga pala serbe u njoftuam se u rregullua problemi

(Lajm i përditësuar)


Nis qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinje, QKMK: Nga pala serbe u njoftuam se u rregullua problemi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka informuar qytetarët se ka filluar qarkullimi i kamioneve me mallëra hyrje dhe në dalje në Jarinje.

Në postim thuhet se është zgjidhur problemi me sistemin doganor që kanë pasur.

“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, ka shkruar QKMK-ja në “Facebook”.

Kujtojmë se Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjatë ditës njoftoi se në Jarinjë kamionët me mallra ishin bllokuar dhe qarkullimi ishte ndalur.


Ndalet qarkullimi i kamionëve në Jarinjë, QKMK: Sistemi i Doganës serbe nuk është duke funksionuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë kamionët me mallra janë bllokuar dhe qarkullimi është ndalur.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se sistemi i Doganës serbe s’po funksionon.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftimin e QKMK të bërë në Facebook./21Media

Back to top button