Një gjashtë vjeçar mbytet në lumin Shkumbin

Një fëmijë i moshës 6 vjeçare është mbytur sot në lumin Shkumbin në Tetovë.
Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në Tetovë, i cili duke luajtur buzë lumit Shkumbin pas shtëpisë ku ka jetuar, ka rë në ujërat e përmbytjes në lumë, shkruan TV21
“Nëna e tij shtatzënë ka vërejtur rënien e fëmijës dhe është futur menjëherë në ujërat e përmbytjes. Pas rreth 50 metrash, të marra nga uji i shpejtë, disa banorë të zonës arritën ta nxirrnin nga bregu i lumit, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën. Menjëherë pas njoftimit, Qendra ka alarmuar të gjitha subjektet – ekipet e Njësive Territoriale të Zjarrfikjes, ekipet e SPB Tetovë, Njësiti Special Antiterrorist “Tiger”, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë EBR dhe ekipi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e shpejtë, trupi i fëmijës është nxjerrë nga lumi në gjendje të pajetë”, është bërë e ditur nga Qendra./21Media

Back to top button