Një granatë dore dyshohet se është hedhur në parkingun e një lokali në Lipjan

Një granatë dore dyshohet se është hedhur mëngjesin e djeshëm në parkingun e një lokali në Lipjan.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media