Ndërroi jetë aktori i njohur Alain Delon

Legjenda e filmit francez Alain Delon ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Aktori ishte ylli i gjeneratës së artë të kinematografisë franceze. Luajti në filma si “The Samurai” e “Borsalino”.
“Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se familja kishte kërkuar privatësi.
Delon kishte probleme të shumta shëndetësore në vitet e fundit.

Dikur i përshkruar si njeriu më i bukur në filma, Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë The Leopard dhe Rocco and his Brothers.
Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve.
Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij./21Media