Një grua bie nga një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë, Policia jep detaje

Një grua ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës, sot rreth orës 18:00.
E njëjta ka pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar për RTV21 zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./21Media

Back to top button