Kupa e Kosovës në basketboll luhet pa shikues

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me incidentet e fundit dhe situatën e krijuar në basketbollin kosovar, respektivisht në finalen e Superkupës së Kosovës mes KB Sigal Prishtinës e KB Trepçës.

FBK ka kërkuar që të kufizohet numri i ulëseve në terren për të garantuar moscenimin e terrenit nga publiku i pranishëm.
Po ashtu, FBK bëri të ditur se do të vazhdojë ndalesa e udhëtimit të tifozëve mysafirë për të gjitha aktivitetet që organizohen nga FBK.
Ndërkaq, njëri nga vendimet e marra sot nga Bordi i FBK-së ishte që organizimi i Kupës së Kosovës do të bëhet pa spektatorë.
Back to top button