Një grua gjendet e mbytur në rezervuar në Surrel

 

 

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një grua është gjetur e mbytur në një rezervuar në Surrel.

Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar”, informon policia, duke shtuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button