Një grua gjendet e vdekur në veturë

 

 

Një grua  është gjetur e vdekur brenda një veture në Partesh, sot rreth orës 17:24.

Rastin e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar Ndihma e Parë, teksa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button