Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e goditjes nga një automjet në Prishtinë

Një grua ka mbetur e vdekur në Prishtinë, si pasojë e goditjes nga një automjet,  ka raportuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë vetura ishte duke u drejtuar nga një burrë, i cili nuk i është përshtatur rregullave të shpejtësisë në rrugën C, dhe si pasojë ka goditur për vdekje një këmbësor, raporton rtv21.tv.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin 24 orësh.

Ndërsa raportohet se edhe i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin./21Media

Back to top button