Një grua lindi në tualetin e spitalit

Në urgjencën e QSUT-së një grua ka lindur në tualetin e spitalit.
Sipas Shoqatës së Infermiereve së Shqipërisë e reja është paraqitur me dhimbje barku në urgjencë rreth orës 2 të mëngjesit dhe pasi është pritur nga mjekët ajo ka kërkuar të shkojë në tualet.
Sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak te krizave nga shtatzënia ajo ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës se QSUT-së.
Më pas ajo ka marrë ndihmën e nevojshme dhe është shoqëruar në maternitet ku ka marrë ndihmë dhe shërbimin e nevojshëm pas kësaj lindje aspak të zakontë.
”Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence per dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet. Burime për Shoqatën e Infermiereve tregojne qe mbrëmje e djeshme rreth orës 02:00 te mëngjesit është paraqitur ne Urgjencën e sëmundjeve te brendshme e cila tashme konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente qe pret te gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit çdo pacient dërgohet ne specialitetin qe ka nevoje per shërbim”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Kjo e fundit e ka falenderuar stafin për asistimin e menjëhershëm./21Media

Back to top button