Një i burgosur rrah një oficer në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një i burgosur ka sulmuar një oficer korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.
Oficeri pas plagëve të marra ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Florent Gashi.
“Lidhur me rastin ju njoftojmë se në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues. Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qenë i shpejtë dhe menjeherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button