Një i lënduar në aksidentin mes kamionit e veturës në Prizren

 
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Personi i lënduar në aksident është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar Krasniqi.
Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes./21Media

Back to top button