Një i lënduar në aksidentin në Komoran

 
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Komoran. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:10, është lajmëruar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Komoran). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Krasniqi.
Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje dhe janë marrë me procedurat në vend-ngjarje./21Media

Back to top button