Zyrtari ukrainas thotë se forcat ruse kanë marrë nën kontroll spitalin psikiatrik

 
Ka raporte se një spital psikiatrik në një qytet 60 km në veri-perëndim të Kievit është kapur nga forcat ruse, duke bllokuar rreth 670 pacientë brenda, shkruan BBC.
Platforma ukrainase e lajmeve Hromadske thotë se guvernatori rajonal i Kievit konfirmoi se spitali në Borodyanka ishte kapur.
“Sot, ne nuk e dimë se si do t’i evakuojmë ata persona, si t’i ndihmojmë ata”, tha Oleksiy Kuleba.
“Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet”.
“Këta janë persona me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme… shumë prej tyre janë të shtrirë në shtrat prej vitesh”.

Ai madje tha se ka shansë që ndërtesa të mund të minohej, sipas Hromadske./21Media
Back to top button