Një i mitur plagoset me armë nga një i mitur tjetër në Qirez të Skenderajt

Një i mitur është qëlluar me armë zjarri nga një i mitur tjetër të premten rreth orës 23:45 në fshatin Qirez në Skenderaj.
Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë./21Media

Back to top button