Rrëmbehet një person në Prishtinë

Një person është rrëmbyer nga disa persona të tjerë të enjten rreth orës 21:50 në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport./21Media

Back to top button