Një i vdekur dhe 158 raste të reja me koronavirus
Një person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 158 raste të reja me koronavirus nga 1 mijë e 626 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218 mijë e 909.
Siç bëhet e ditur në raportin e MSH-së, në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 3 mijë e 396./21Media